TKOBAP hap sezonin e ri artistik me një mbrëmje gala

TKOBAP hap sezonin e ri artistik me një mbrëmje gala

9 September, 2026 - 23:57 Më 10 shtator, në ora 20:00, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) do të hapë sezonin e ri artistik me një mbrëmje gala. Në këtë aktivitet do të bashkohen solistë të njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, duke sjellë për publikun një program të veçantë artistik. Mbrëmja gala synon të shënojë nisjen e sezonit të ri të TKOBAP-së dhe të sjellë në skenë emra të rëndësishëm të muzikës dhe artit skenik. Biletat mund të blihen pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna deri të dielën, në oraret 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00. Ditën e shfaqjes, biletaria do të jetë e hapur nga 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30./KultPlus.com