Tjetërsimi i tokës me dokumente false, Gjykata e Fierit jep masat për 5 personat e akuzuar! Lë në burg 4 prej tyre, njëri lirohet (EMRAT)
Gjykata e Fierit ka lënë sot (13 nëntor) në burg katër nga pesë personat nën hetim për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës. Ndërsa për personin e pestë ka caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Prona dyshohet se është tjetërsuar për t’u përdorur për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Njoftimi i Gjykatës: “Gjykata e Fierit cakton masat e sigurisë për pesë personat nën hetim për çështjen e pronës në Povelçë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat nën hetim në lidhje me çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Povelçës. Me vendim të gjyqtarit Noel Veizi, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”...
Burimi:
javanews.al