Tjetërsimi i tokave në favor të Kastriot Haskos, ish-drejtorët në burg, pranga edhe ish-juristit të AShK
FIER-Ish-juristi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Stolen Land”. Arrestimi i 56-vjeçari, vjen pas hetimit të ndërmarrë në Fier lidhur me tjetërsimin e tokave në Seman, ku në pranga ndodhen edhe dy ish-drejtorët e Kadastrës dhe biznesmeni Kastriot Hasko. Ndaj Hidir Zanit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier,ka caktuar masën arrest me burg. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se biznesmeni Kastriot Haskaj ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, përmes të cilave ka arritur të regjistrojë në emrin e tij dhe të katër personave të tjerë 1143 hektarë tokë në zonat e Semanit...
Burimi:
zeri.ai