Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Mbetje mortore janë zbuluar të enjten në fshatin Brod, në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, gjatë kërkimeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, sipas të cilit operacioni i kërkimit në këtë zonë kishte nisur më 6 nëntor 2026, pas marrjes së autorizimit përkatës gjyqësor. Gjatë fazës së parë të kërkimeve, autoritetet nuk arritën të identifikonin vendndodhjen e varrit të dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite. Kërkimet u rifilluan më 12 nëntor, kur u bë i mundur zbulimi i mbetjeve mortore. Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet e gjetura do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore, ndërsa identifikimi i mundshëm i tyre do të kryhet edhe përmes...