Tjetër telash për Spalletti, i besuari i tij dëmtohet në Europa League dhe rrezikon sfidën ndaj Lecce
23 Tetor 2026 13:35 Telesport Ndeshja kundër Rennes rrezikon të shtojë numrin e lojtarëve në infermierinë e Juventus. I dëmtuari i radhës është Zeki Celik, një lojtar krahu që është aktivizuar në çdo ndeshje nga trajneri Luciano Spalletti, si në kampionat ashtu edhe në Europa League. Në ndeshjeen e luajtur dje, turku u zëvendësua në pushimin e ndeshjes për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshë (vendin e tij e zuri Kalulu). Siç e pranoi vetë Spalletti, ka pak gjasa që ai të jetë gati për përballjen e së dielës kundër Lecce. “Ai ndjeu një shqetësim dhe tha se u ndal menjëherë, por e kam të vështirë të besoj se do të rikuperohet brenda dy ditësh”, tha Spalletti. Megjithatë, shumëçka do të varet nga kontrollet...
Burimi:
telesport.al