Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tre shtetase të huaja dhe një shtetas shqiptar janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se ushtronin prostitucionin në apartamente të marra me qira ditore. Në pranga kanë rënë dy shtetase vietnameze, një shtetase braziliane dhe një shqiptar. Ky i fundit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion njërën prej shtetaseve vietnameze. Sipas policisë, tre vajzat e huaja dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore për të ushtruar prostitucionin. Apartamentet ndodheshin në rrugët “Xhoxhi Martini”, “Milan Shuflaj” dhe “Him Kolli”. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe katër telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për reklamimin e shërbimeve në rrjetet sociale. Ndërkohë, një tjetër person po procedohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Njoftimi “Tiranë/ Finalizohet faza...