‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

Gara e çiklizmit vrapimit dhe notit, “Tiranathlon”, që zhvillohet sot pranë Liqenit të Farkës, do të sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve rrugore të Tiranës. Sipas masave të përcaktuara nga Bashkia e Tiranës, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 13:00 dhe do të prekin kryesisht zonën nga Farka dhe TEG-u në drejtim të Shkozës. Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, qarkullimi do të kufizohet në rrugën “Daxhit”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”. Në masat e trafikut përfshihet edhe rruga “Dëshmorët e Helikopterëve”. Kufizime do të ketë gjithashtu në Bulevardin “Zhan D’Ark” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te...