Tirana tronditet para derbit, vendim drastik për të ardhmen e bardhebluve

Tirana tronditet para derbit, vendim drastik për të ardhmen e bardhebluve

Tirana ka humbur një tjetër çështje në FIFA për detyrime të prapambetura. Bëhet fjalë për datën 2 tetor siç raporton “Panorama Sport”. Kujtojmë se nga më parë ka mbetur një çështje e humbur dhe që duhet mbyllur, pikërisht më 16 shtator. Tirana është një nga klubet më të ndëshkuara nga FIFA në Shqipëri për shkak të gjyqeve. Kujtojmë se bardheblutë duhet t’i zgjidhin këto dy çështje deri në janar. Kjo është mënyra e vetme për të afruar dhe regjistruar lojtarë të rinj në vazhdim. Tirana ndërkohë po përgatit derbin me Partizanin. Ky takim është rezervuar më 11 tetor, prej orës 18:30 në stadiumin “Air Albania”.