Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

Turistët, edhe përtej sezonit veror po mbajnë të larta çmimet e qirave në Tiranë. Veçanërisht në zonën afër qendrës së kryeqytetit, përfshirë Pazarin e Bulevardin e Ri, Rrugën e Elbasanit, stadiumin “Air Albania” apo ish-Bllokun, qiraja mujore e një apartamenti luhatet nga 700 e deri në 1 mijë e 500 euro. “Sot që flasim janë disa kompani që japin apartamente me qira në Booking apo AirBnb që kanë nga 40 apartamente. Veçanërisht në zonat afër qendrës së Tiranës, turizmi i ka shtrenjtuar shumë qiratë”, shprehet Erjon Alimema, agjent i pasurive të patundshme. E teksa flukset e turistëve vijojnë të rriten, me pjesën më të madhe të tyre që “ngecin” në Tiranë, agjentë imobiliarë paralajmërojnë më shumë dhimbje koke për të gjithë. “Po krijohet një situatë...