Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
Kostot bazë të jetesës në Tiranë arrijnë në 170% të pagës mediane neto, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se bumi i ndërtimeve dhe rritja e çmimeve të pronave po nxisin një “dëbim social” të heshtur të banorëve Një infografik që e rendit Tiranën si qytetin më të papërballueshëm mes 79 qyteteve evropiane ka nxitur debat ditët e fundit në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah hendekun mes kostos së lartë të jetesës, të ardhurave të ulëta dhe cilësisë së dobët të jetës në kryeqytetin shqiptar. “M’u desh pak kohë të gjeja Tiranën, sepse thuajse ka dalë jashtë kornizës”, shkroi në Facebook Redi Muçi, deputeti i vetëm i partisë opozitare Lëvizja Bashkë në Kuvend. Grafiku, i cili sfidon propagandën e qeverisjes për një kryeqytet që përjeton zhvillimi dhe...
Burimi:
sot.com.al