Tirana qeveriset nga qelia! Bashkia në ‘duart’ Veliaj-Ristani, pas 18-muajsh gjithçka u kthye aty ku nisi

Tirana qeveriset nga qelia! Bashkia në ‘duart’ Veliaj-Ristani, pas 18-muajsh gjithçka u kthye aty ku nisi

Anulea Ristani dhe Erion Veliaj TIRANË-1 shtatori 2026, fillimi i vjeshtës e ka gjetur Bashkinë e Tiranës me lëvizje e ndryshime, por asgjë e re: 18 muaj më pas, gjithçka kthehet aty ku nisi me Erion Veliajn në krye të punës! Bashkia e Tiranës nuk ka një të deleguar në krye. Me shkarkimin e Anuela Ristanit, Erion Veliaj ka vendosur të drejtojë Tiranën nga burgu i Durrësit. 18 muaj larg zyrës, Veliaj ka marrë sërish timonin dhe jo vetëm sa i përket punëve të bashkisë me firmosjen e listëpagesave apo fondeve, por edhe stafit të saj, ku ata që u larguan gjatë qeverisjes së Anuela Ristanit, po rikthehen sërish. Por çfarë ndodhi me Bashkinë e Tiranës nga shkurti 2025 në shtator të 2026: qeverisja Veliaj-Ristani?...