Tirana “poker” fitoresh dhe kryeson e vetme Superligën, Partizani fiton derbin me Studentin

Tirana “poker” fitoresh dhe kryeson e vetme Superligën, Partizani fiton derbin me Studentin

Tirana në basketboll për femra udhëheq e vetme Superligën pas ndeshjeve të raundit të katërt. Bardheblutë fituan me lehtësi 62-58 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje të komanduar nga kryeqytetaset, që u shkëputën 39-23 pas pjesës së parë. Sonier dhe Maddox me nga 17 pikë secila u dalluan për Tiranën, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 10 rebound të rreshpja për vendasit. Pa probleme fiton Flamurtari kampion, që në fushën e tij mundi thellë 87-52 debutueset e Sopoti Eagles, ndeshje në sens unik. Diferencat u rritën nga perioda në periodë, duke e bërë të lehtë suksesin e vlonjateve, ku u dallua Jacobsson, autore e 20 pikëve. Gledia Pulaj me 25 pikë ishte shënuesja më e mirë për Sopoti, por që mbetën për...