Tirana në ‘sulm’ për pikë, Dinamo-Elbasani mbyll javën

Tirana në ‘sulm’ për pikë, Dinamo-Elbasani mbyll javën

Tirana, e vetmja skuadër me kolonën e pikëve zero pa dy ndeshjeve, do të takohet sot në orën 16:00 me Vorën në “Selman Stërmasi” për llogari të javës së tretë Abissnet Superiore. Bardheblutë e nisen me merkato të bllokuar por në javën e dytë sërish u shfaqen të pafuqishëm përballë Teutës duke hedhur dyshime të forta te cilësitë e reklamuara të lojtarëve që u afruan gjatë verës. Trajneri Klafuriç beson se skuadra do ta kalojë këtë moment por më parë duhet të vendosë nëse dy lojtarët titullarë Redon Xhixha dhe Patrik Mysolviç pas problemeve fizike do të jenë apo jo pjesë startuese sot. Në anën tjetër Vora pasi nisi me atë fitore ndaj Dinamos në Elbasan, u thye nga Egnatia në shtëpi dhe tani, në...