Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme përpara Kryeministrisë dhe në disa zona të kryeqytetit. Ajo që nisi si një protestë paqësore e studentëve është shoqëruar me përplasje të forta me forcat e rendit. Sipas raportimeve të dhëna, policia ndërhyri disa herë për shpërndarjen e demonstruesve, duke përdorur gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse. Protestuesit u rikthyen vazhdimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa tensione u regjistruan edhe në Sheshin Skënderbej, Rrugën e Durrësit dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, protesta ka marrë përmasa më të gjera me bashkimin e pedagogëve, të cilët kanë paralajmëruar se do të dalin çdo ditë në orën 10:00, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i...
Burimi:
gijotina.com