Tirana mirëpret Festivalin e Letërsisë Evropiane, 15 autorë nga vende të ndryshme në takime me lexuesit

Tirana mirëpret Festivalin e Letërsisë Evropiane, 15 autorë nga vende të ndryshme në takime me lexuesit

Tirana do të mirëpresë nga data 7 deri më 12 dhjetor Festivalin e Letërsisë Evropiane (FELT), ku 15 autorë evropianë do të zhvillojnë lexime, biseda, prezantime librash dhe takime me lexuesit. Festivali organizohet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe një sërë ambasadash evropiane në Shqipëri, duke sjellë në kryeqytet autorë, përkthyes dhe krijues nga vende të ndryshme të Evropës. Aktivitetet do të nisin më 7 dhjetor me performancën poetike të Tara C. Meister në Shkodër, në bashkëpunim me Ambasadën austriake, ndërsa në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e hapjes në Vila 31 x Art Explora, me fjalën përshëndetëse të ambasadores së BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Programi i ditës së parë do të vijojë me një mbrëmje artistike me shkrimtaren Sholeh Rezazadeh dhe artisten Ema...