Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. Sipas njoftimit të Qeverisë shqiptare, Samiti do të mbledhë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit. Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, një nismë që synon të thellojë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë afrimin e tyre me Bashkimin Europian. Në fokus të Samitit do të jenë përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal, si dhe përparimi drejt integrimit europian. Ndërkohë, Tirana vijon të vlojë nga protestat dhe dhuna policore.
Burimi:
gijotina.com