Tingulli i Labërisë po kalon te brezi i ri, rikthehet kursi falas i fyellit

Tingulli i Labërisë po kalon te brezi i ri, rikthehet kursi falas i fyellit

Tingulli i fyellit labe, nga tradita e jugut të Shqipërisë te një prej produksioneve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, po gjen një rrugë të re drejt brezit të ri. Mjeshtri i instrumenteve popullore, Vendim Kapaj, do të zhvillojë për të tretin vit radhazi në Vlorë një kurs falas për mësimin e fyellit dhe instrumenteve të tjera tradicionale. Nisma synon t’u japë të rinjve dhe të apasionuarve pas muzikës popullore mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt nga një prej njohësve të kësaj tradite dhe të njihen më nga afër me instrumentet që kanë shoqëruar prej brezash muzikën e Labërisë. Interesi për kursin, sipas Kapajt, është rritur ndjeshëm këtë vit. Përveç të rinjve nga Tepelena, Vlora, Kurveleshi dhe zonat përreth, në kurs ka të interesuar edhe nga Tirana,...