Tifozët e Kombëtares dalin në Tiranë me mision tjetër: Jemi aty për t’i dalë Zot vendit
Prej disa ditësh, Tirana është në valën e protestave të mëdha të studentëve kundër Qeverisë. Nisur nga ky moment i vështirë, TKZ ka njoftuar pjesëmarrjen e saj në ndihmë të studentëve duke treguar se do të gjenden te Kryeministria. “Sot në ballë tek Kryeministria për t’i dalë Zot vendit. 140 ditë protesta, ftojmë çdo shqiptar dhe çdo anëtar në gjithë trojet etnike të na bashkohen”, shkruhet nga TKZ. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com