TIFF hapet me “Mother”, filmi i Teona Strugar Mitevskës për Nënë Terezën
6 September, 2026 - 15:20 Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival (TIFF) do të hapet me filmin “Mother”, të regjisores së njohur nga Maqedonia e Veriut, Teona Strugar Mitevska. Filmi vendos në qendër një prej figurave më të njohura të historisë moderne, Nënë Terezën, duke e rrëfyer përmes një momenti vendimtar dhe thellësisht njerëzor të jetës së saj. Ngjarjet zhvillohen në Kalkutë, në vitin 1948, ku besimi, ambicia dhe ndjenja e detyrës përplasen me një dilemë personale. Përmes këtij rrëfimi, “Mother” sjell një portret më intim të figurës së Nënë Terezës, larg një interpretimi thjesht biografik. Filmi pati premierën si hapës i seksionit Orizzonti në edicionin e 82-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ndërsa është vlerësuar edhe me Çmimin për Kontributin...
Burimi:
kultplus.com