Ti ike udhës së pafundme

Ti ike udhës së pafundme

28 September, 2026 - 17:08 Poezi nga Ismail Kadare Ti ike udhes së pafundmeKu zverdhin drurët gjetherënësMbi gjokse pellgjesh tani tundetI arti medalion i henës. Lejleket iken.Fill pas tejeSi stof i keq u zbeh blerimiDhe ngjajnë toka, pylli, reja,Me negativin e një filmi. Tani në fusha shkoj menduarKu nis të fryjë erë e ftohtë,Ku ca mullare të gjysmuarDuken që larg si Don Kishotë. Ç’të bëj, po them me vehten time,Në këtë orë të vonë të muzgut,Ku qerrja baltave bën shkrime.Të lashta sa të Gjon Buzukut? Do të shkoj të ulem permbi pellgjet,Të pi në gjunjë duke rënë,Në grykë e di që do të më ngeletI ftohti medalioni i hënës./KultPlus.com