‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve
Hakerët kanë hyrë në sistemin e email-eve të Dhomës së Deputetëve në Itali dhe kanë lexuar mesazhet e të paktën tre politikanëve: kryeministres Giorgia Meloni, Andrea Delmastro-s nga partia Vëllezërit e Italisë dhe Paolo Formentini-t nga Lega. Ndërhyrja është zbuluar nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, të cilët po punojnë në Montecitorio për të siguruar sistemin dhe për të zbuluar origjinën e sulmit, raporton La Repubblica. Sipas ekspertëve, mënyra se si është kryer ndërhyrja dhe zgjedhja e personave të prekur ngrenë dyshime për një sulm të synuar. Megjithatë, email-i zyrtar i Melonit në Kryeministri besohet se nuk është prekur, pasi mbrohet nga sisteme më të avancuara sigurie. Hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që sulmi të jetë pjesë e një strategjie të luftës hibride,...
Burimi:
javanews.al