Thomas Farnon, kompozitori i muzikës për BBC dhe Netflix, nominohet për çmim kombëtar
Kompozitori britanik Thomas Farnon, i njohur për muzikën e realizuar për produksione të BBC-së dhe Netflix-it, është nominuar për çmimin Ivors Composer Awards, një vlerësim që nderon krijimtarinë muzikore dhe kontributin e kompozitorëve në kulturën bashkëkohore. Farnon është përzgjedhur në kategorinë Best Original Documentary Score për muzikën e dokumentarit David Frost Vs…. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 17 nëntor në Londër, ku do të shpallen fituesit e këtij edicioni. Me një krijimtari që shtrihet në fushën e muzikës për dokumentarë dhe produksione televizive, kompozitori ka kontribuar edhe në projekte të njohura si Mammals i BBC-së, i rrëfyer nga natyralisti David Attenborough, si dhe Our Planet II i Netflix-it. I lindur në Guernsey, Farnon vjen nga një familje me traditë të gjatë...
Burimi:
kultplus.com