Thirrje për revolucion, 70 mijë policë në gatishmëri për protestën e nesërme
Franca po përgatitet për një ditë të tensionuar, pasi protesta të reja pritet të zhvillohen nesër në disa qytete të vendit. Për garantimin e rendit dhe sigurisë, autoritetet kanë vendosur të angazhojnë rreth 70 mijë policë dhe xhandarë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, i cili deklaroi se niveli i rrezikut mbetet i njëjtë me atë të protestave të zhvilluara gjatë fundjavave të mëparshme. Gjatë një konference për shtyp në Paris, ministri ngriti shqetësimin për thirrjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku bëhet fjalë për dhunë, bllokada, revolucion dhe kryengritje. Sipas tij, këto thirrje lidhen me grupe radikale të së majtës ekstreme. Protestat janë organizuar nga sindikatat, ndërsa pjesëmarrje pritet të ketë edhe nga studentët dhe aktivistët e lëvizjes...
Burimi:
kohajone.com