Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Nga Tirana, Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkot në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë thirrje rektorëve t’u bashkohen. Por, nga Universiteti i Gjirokastrës, “Eqrem Çabej”, deklarojnë se nuk e njohin sindikatën. “Ne nuk kemi asnjë indicie, as nga studentët apo grup pedagogësh të cilët të kërkojnë për të bojkotuar mësimin dhe të vazhdojnë protestat. Natyrisht këto kanë ardhur si rezultat i ardhjes së një letre në media, në rrjetet sociale dhe elektronike, ku një sindikatë që përfaqëson punonjësit e arsimit të lartë ka bërë thirrje për të bojkotuar mësimin në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës. Unë po e theksoj dhe një herë tjetër. Në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës nuk ekziston një sindikatë e tillë. Nuk ka asnjë pedagog apo nga stafet akademike dhe...