“Thikë pas shpine Kosovës”, Noka akuzon Ramën për Gjykatën në Hagë
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vijoi të dominojë diskutimet në Kuvend, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi kryeministrin Edi Rama për rol në krijimin e Gjykatës Speciale. Noka rikujtoi qëndrimin e Sali Berishës në vitin 2016, kur sipas tij ish-kryeministri kishte paralajmëruar se krijimi i Speciales do të dëmtonte Kosovën. Sipas Nokës, Rama udhëtoi atë vit drejt Prishtinës dhe ushtroi presion ndaj lidershipit dhe parlamentarëve të Kosovës për votimin e krijimit të Gjykatës Speciale. “Për interesat e kujt shantazhoi Edi Rama?”, deklaroi Noka nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar që kryeministri të japë shpjegime për arsyet e ndërhyrjes së tij në atë proces. Noka e akuzoi Ramën se ka vepruar në kundërshtim me interesat e Kosovës...
Burimi:
ntv.al