Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
Një 19-vjeçar është arrestuar dhe pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës për incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. I riu nga Dibra dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pesë personat e tjerë akuzohen për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Për rastin, policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje: -u arrestua në flagrancë shtetasi O. C., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka thyer me...
Burimi:
javanews.al