Theu rekordin e qeverisjes, por sondazhet befasojnë! 53% e italianëve refuzojnë qeverinë Meloni: Po shkon në drejtimin e gabuar

Theu rekordin e qeverisjes, por sondazhet befasojnë! 53% e italianëve refuzojnë qeverinë Meloni: Po shkon në drejtimin e gabuar

Qeveria e drejtuar nga Giorgia Meloni ka vendosur një rekord historik në Itali, duke u bërë qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Kabineti i saj ka arritur në 1,413 ditë në pushtet, duke kaluar me një ditë rekordin e mëparshëm të vendosur nga qeveria e dytë e Silvio Berlusconit. Meloni e ka komentuar këtë moment përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje, por edhe përgjegjësi për vazhdimin e mandatit. Sot është dita e festimeve për qeverinë Meloni në Bari për “jetëgjatësinë” e saj rekord. Por krahasuar me pritjet e katër viteve më parë, kur qeveria mori detyrën në tetor 2022, sipas një sondazhi të Youtrend për Sky TG24, kur u pyetën nëse Italia ka shkuar në drejtimin e duhur apo...