No Image Available

Théophile Gautier, shkrimtari francez që i kushtoi jetën artit dhe letërsisë

Më 30 gusht shënohet përvjetori i lindjes së shkrimtarit francez Théophile Gautier, një nga figurat e njohura të letërsisë së shekullit XIX. Gautier ishte poet, romancier, gazetar dhe teoricien i artit. Ai u dallua për stilin e tij romantik dhe ishte një nga themeluesit e teorisë së “artit për hir të artit”, duke mbrojtur idenë se arti duhet të vlerësohet për bukurinë dhe vlerën e tij estetike. Ndër veprat e tij më të njohura është romani “Mademoiselle de Maupin”, ndërsa krijimtaria e tij pati ndikim edhe në zhvillimin e parnasianizmit dhe simbolizmit në letërsinë franceze. Théophile Gautier ndërroi jetë në Paris më 23 tetor 1872./KultPlus.com