Themistokli Gërmenji, luftëtari dhe intelektuali që iu përkushtua çështjes kombëtare
Më 9 nëntor të vitit 1917 u ekzekutua në moshën 46-vjeçare, Themistokli Gërmenji, atdhetari, luftëtari dhe intelektuali që iu përkushtua çështjes kombëtare. Arkivi i Përgjithshëm kujton se përpjekjet e para patriotike për çlirimin e atdheut, Themistokliu i nisi në mërgatë, pasi shkoi në Rumani bashkë të vëllanë, Telemakun. Atje u lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre atdhetare. Pas Revolucionit Xhonturk të korrikut 1908, hoteli “Liria” në Manastir, u kthye në vatër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Themistokli Gërmenji u lidh me rrethet arbëreshe të Italisë në vitin 1911 dhe më pas iu bashkua patriotëve shqiptarë të Korfuzit. Viti i pavarësisë, 1912, e gjeti në krye të një çete luftëtarësh që vepronte në krahinën e Korçës. Gërmenji dha ndihmën...
Burimi:
kultplus.com