Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

Një gropë financiare prej rreth 3.6 miliardë lekësh të vjetra ka dalë nga auditi i dytë në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, duke nxjerrë në pah përmasa shumë më të mëdha të skandalit që nisi me zhdukjen e parave të pensionistëve. Çështja tashmë ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, pas dyshimeve se pas kësaj skeme qëndron një grup i strukturuar kriminal. SPAK ka regjistruar procedimin penal pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën lëndore dhe ia kaloi dosjen strukturës së posaçme. Në veprimet hetimore pritet të përfshihet edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etleva Budini, e cila disa vite më parë ka drejtuar filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë akuzë ndaj saj. Çështja nisi pas një kontrolli...