Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

Parlamenti i Rumanisë rrëzoi të mërkurën kandidaturën e Siegfried Mureșan për formimin e qeverisë, duke thelluar krizën politike që nisi në muajin maj pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës, raporton Politico. Presidenti rumun Nicușor Dan, i zgjedhur si i pavarur dhe me profil të moderuar, kishte propozuar eurodeputetin Mureșan për postin e kryeministrit, por kandidatura e tij nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme në parlament. Ky është rasti i dytë që parlamenti rrëzon zyrtarisht një kandidat të propozuar nga presidenti. Sipas Kushtetutës rumune, një situatë e tillë hap mundësinë për shpërndarjen e parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, sipas Politico, presidenti Dan nuk dëshiron të çojë vendin drejt një procesi të ri zgjedhor, pasi një votim i parakohshëm mund të favorizojë partinë e...