“The River” u shfaq në kuadër të kategorisë Balkan Competition të PriFest-it.
Dilara Sollova Në ekranin e PriFest-it, mes historive të ndryshme që sjell kinemaja, “The River” i Haris Raftogiannis shfaqet si një përrallë moderne për dy njerëz që jetojnë në dy realitete të kundërta, por që një takim i papritur i vendos në të njëjtën rrjedhë. Filmi, i cili erdhi në PriFest si premierë në Kosovë, është një bashkëprodhim mes Greqisë, Italisë dhe Kosovës dhe ndërton përmes dramës, komedisë dhe absurdit një histori dashurie që shkon përtej marrëdhënies së dy personazheve. Makis, i interpretuar nga aktori grek Makis Papadimitriou, është një burrë i lidhur me botën moderne dhe me ritmin e saj. Maria, e interpretuar nga Stephania Sotiropoulou, jeton në një realitet krejt tjetër, të cilin filmi e paraqet si një botë të harruar. Ata nuk...
Burimi:
kultplus.com