“The Cut” nga Mark Ravenhill vjen së shpejti në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Vepra teatrale “The Cut” e dramaturgut britanik Mark Ravenhill do të vijë së shpejti para publikut në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nën regjinë e Fatos Berishës. Në kastin e shfaqjes janë aktorët Armond Morina, Armend Smajli, Shengyl Ismajli dhe Blin Mani, të cilët do të interpretojnë në këtë produksion të ri teatror. Mark Ravenhill është një nga dramaturgët bashkëkohorë britanikë të njohur për gjuhën e drejtpërdrejtë dhe trajtimin e temave që lidhen me pushtetin, kontrollin shoqëror dhe dilemat morale. Me “The Cut”, ai sjell një vepër që vë në pikëpyetje kufijtë mes autoritetit, lirisë individuale dhe ndërgjegjes njerëzore. Shfaqja pritet të prezantohet së shpejti në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Data e premierës dhe detajet e tjera rreth shfaqjes pritet të bëhen të ditura...
Burimi:
kultplus.com