Tevez zbulon arsyen e kalimit nga United te City: Ferguson më mashtroi, nuk e mbajti fjalën

Tevez zbulon arsyen e kalimit nga United te City: Ferguson më mashtroi, nuk e mbajti fjalën

Carlos Tevez ka treguar arsyen e largimit nga Manchester United drejt Manchester City në verën e vitit 2009, duke akuzuar Sir Alex Ferguson se nuk mbajti premtimin për ta blerë përfundimisht. “Ferguson më tha: Carlos, do të paguaj për transferimin tënd dhe do të qëndrosh në Manchester. Do të blejmë Berbatov, por mos u shqetëso, do të marrim edhe ty”, – kujtoi argjentinasi në podcastin e Rio Ferdinand. “Ferguson pati 6 muaj për ta mbajtur fjalën, por nuk e bëri. Përkundrazi, nisi të më linte në stol. Pata përshtypjen se donte të ulte vlerën time në treg. Kjo më lëndoi më shumë se gjithçka”, – rrëfeu Tevez. “E doja Manchester United, kisha dhënë gjithçka për atë fanellë, por nuk mora të njëjtin trajtim. Kalimi te...