Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e Superiores
Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Vorën me rezultatin 2-0 dhe duke siguruar tre pikë me shumë vlerë. Skuadra durrsake zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të shfrytëzojë momentet e saj për të gjetur rrugën drejt rrjetës. Dy golat i dhanë Teutës qetësinë e nevojshme për të administruar avantazhin deri në vërshëllimën e fundit. Golat u shënuan nga Umeijego 45+2’ dhe Martelo 90+5’. Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e parë të renditjes, duke marrë kreun e kampionatit dhe duke konfirmuar ambiciet e saj për këtë sezon.
Burimi:
vizionplus.tv