Teuta nuk e llogarit Vorën. Fitore në “Niko Dovana” për durrsakët dhe vendi i parë në renditje (video)
12 Shtator 2026 20:34 Telesport Teuta ka marrë fitoren e tretë rresht në Abissnet Superiore, pasi mundi 2-0 Vorën. Sfida në “Niko Dovana” u zhbllokua vetëm në fund të pjesës së parë, ku pas një krosimi të Muço Boçi, ishte sulmuesi nigerian Umejiego që dërgoi me finte topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për durrsakët. SHIKOGOLIN Rezultati mbeti i pandryshuar deri në kohën shtesë, aty ku Teuta shënoi edhe golin e dytë me Pedro nga pika e bardhë e penalltisë, për shkak të një prekjeje të topit me dorë brenda zonës. SHIKOGOLIN2 Në minutat e fundit, ikën sërish dritat në “Niko Dovana” për disa minuta, ashtu siç ndodhi dy javë më parë ndaj Tiranës. Teuta fiton përfundimisht 2-0 dhe merr kreun e renditjes...
Burimi:
telesport.al