Teuta kërkon kreun ‘për një ditë’, Vora rivali i tyre në Durrës
Teuta sot për të konfirmuar ecurinë fantastike në këtë start të sezonit 2026/27. Durraskët me stof të ri këtë edicion si në drejtim ashtu dhe në organikën e lojtarëve, barazuan në javën e parë me Partizanin dhe më pas fituan dy ndeshje me të njëjtin rezultat 3-1 ndaj Tiranës në “Niko Dovana” dhe Laçit në udhëtim. Përballë do të ketë Vorën e Bellait e cila vjen pas zhgënjimit të madh në kryeqytet me Tiranën teksa humbi 4-0. Vorakët e nisën me fitore ndaj Dinamos 1-0 por më pas u mundën në shtëpi nga Egnatia 1-3. Sot në orën 18:30 pritet kthesa por ekipi nga periferia e kryeqytetit po ‘vuan’ tmerrësish edhe kokëfortsinë e kalendarit. Dinamo, Egantia, Tirana dhe tani Teuta. Ndërkaq pas Skënderbeu- Tirana luajtur...
Burimi:
sportiim.al