Teuta e pandalshme mund edhe Skënderbeun, Pogradeci mposht Dinamon, Tirana fiton në derbi
Janë luajtur ndeshjet e javës së 5-të të sezonit të rregullt të Superligës në volejboll për femra. Teuta vazhdon të surprizojë në fushë, duke udhëhequr renditjen me 15 pikë të plota dhe po tregon deri më tani një paraqitje shumë të mirë. Në Durrës, skuadra vendase mundi 3-0 Skënderbeun (25-22, 25-19, 25-23), një përballje e fortë mes dy ekipesh që këtë sezon janë pretendente për titull. Mikeshat nga Korca ishin larg asaj që pritej, ndërkohë që Teuta dominoi në parket dhe meritoi fitoren. Tirana fitoi 3-1 derbin ndaj Partizanit (25-20, 22-25, 25-18, 25-10), ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Takimi pati rivalitet vetëm në dy setet e para, ku skuadrat dueluan fort. Më pas, bardhebutë morën komandën dhe e dominuan takimin dhe merituan fitoren. Fitoren...
Burimi:
telesport.al