Tetori muaji i Migjenit, ekspozita dhe aktivitete në bibliotekën e Shkodrës
Tetori, muaji i letërsisë, këtë vit shënon 115-vjetorin e lindjes së Migjenit. Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër, një ekspozitë përkujtimore prezanton botime, dokumente dhe dëshmi që lidhen me jetën dhe krijimtarinë e tij, duke rikthyer në vëmendje trashëgiminë që Migjeni la pas. “Është një lloj dokumentimi i origjinalitetit të shkrimit dhe të veprave të Migjenit. Të gjitha shkrimet e tij, skicat, poezitë, tregimet, si edhe mendimet e tij dhe esetë e tij, i gjejmë në këto periodikë të kohës”, u shpreh kuratorja e ekspozitës, Fatmira Lekiqi. Në bibliotekë shprehen se interesi për veprën e tij vazhdon të jetë i pranishëm edhe te të rinjtë, të cilët kërkojnë botime dhe materiale që lidhen me autorin. “Migjeni e ka fuqinë që të fitojë vëmendjen edhe...
Burimi:
javanews.al