Tetori i negociatave/ Moska sinjalizon raund të ri bisedimesh për fundin e luftës me Ukrainën

Tetori i negociatave/ Moska sinjalizon raund të ri bisedimesh për fundin e luftës me Ukrainën

Kremlini shpreson që gjatë muajit tetor të zhvillohet një raund i ri bisedimesh trepalëshe mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, në përpjekje për të gjetur një rrugë drejt zgjidhjes së konfliktit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se mundësia e një takimi të ri është diskutuar dhe se Moska ndan të njëjtin qëndrim me Jared Kushner për nevojën e zhvillimit të bisedimeve. Megjithatë, sipas Peskov, në këtë fazë nuk ka propozime të reja konkrete mbi tryezë. Qëllimi i një raundi të ri negociatash do të ishte pikërisht shqyrtimi i alternativave që mund të çojnë drejt një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit. Por një prej pengesave kryesore mbetet çështja territoriale. Këshilltari i presidentit Vladimir Putin për politikën...