Tetori hap një kapitull të ri për serialet televizive
Tetori sjell në ekran një përzgjedhje të gjerë serialesh të reja, ku përshtatjet e veprave të njohura letrare ndërthuren me drama, thrillerë, histori kriminale, horror dhe fantazi. Mes produksioneve që mbërrijnë gjatë muajit janë disa emra të njohur të kinemasë dhe televizionit, nga Florence Pugh e Catherine Zeta-Jones te Josh Hartnett, Ethan Hawke dhe Paul Bettany. Në këtë panoramë të re televizive gjenden edhe histori të rikthyera nga letërsia, si “East of Eden” i John Steinbeck-ut dhe “Carrie” i Stephen King-ut, por edhe rrëfime origjinale që prekin tema si pushteti, teknologjia, humbja, identiteti dhe përballja me të kaluarën. Mes serialeve që nisin në tetor është “War”, një dramë ligjore që vendos në qendër një divorc të shndërruar në një betejë publike mes dy njerëzve dikur...
Burimi:
kultplus.com