Tetë të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre deputeti, policë dhe përfaqësues të mediave

Tetë të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre deputeti, policë dhe përfaqësues të mediave

foto nga protesta TIRANË- Tetë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin e Traumës pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në Tiranë. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mes personave që kanë marrë trajtim mjekësor janë një deputet i Kuvendit dy përfaqësues të mediave, një efektiv policie dhe katër protestues. Gjashtë prej tyre janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' (QSUT). Bëhet fjalë për deputetin, një përfaqësuese të medias dhe katër protestuesit. Sipas ministrisë të gjashtë kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Ministria bën me dije se gjendja e tyre shëndetësore...