“Territorjalja”, Zhupa sfidon Vullnet Sinajn: A ke vullnet të tregohesh burrë, voto kundër shkrirjes së Selenicës
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje deputetit socialist Vullnet Sinaj të votojë kundër projektligjit të PS-së për reformën territoriale, duke i kërkuar të mbajë qëndrimin e tij të mëparshëm kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa iu drejtua drejtpërdrejt Sinajt, duke i kujtuar deklaratën e bërë më 3 gusht, kur ai ishte shprehur kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës. Deputetja demokrate kërkoi që Sinaj t’i qëndrojë fjalës së dhënë qytetarëve dhe të mos mbështesë ndryshimet territoriale të propozuara nga mazhoranca. Zhupa akuzoi gjithashtu socialistët se po shpërfillin qëndrimin e 15 këshillave bashkiakë, të cilët, sipas saj, kanë votuar kundër reformës. Ajo pretendoi se deputetët e shumicës janë urdhëruar të votojnë në favor të draftit, pavarësisht...
Burimi:
gijotina.com