“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE
Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri dhe kryebashkiaku i Memaliajt Albert Male janë mes protestuesve para parlamentit që kundërshtojnë hartën e re të reformës territoriale. Në një deklaratë për mediat Hilë Curri tha se nga 15 bashkitë që do të shkrihen, preken 300 mijë protestues. Sipas tij kjo reformë nuk ka lidhje me hartën e ekspertëve të BE. “Një nga ato 15 kryetarët që preket nga reforma klienteliste, reforma që është bërë bnënë tavolinat e deputetëve të grupit që ka bërë hartën territoriale, e cila s’ka lidhje me hartën e ekspertëve të BE. Jam bashkë me kolegët e mi të Memaliajt dhe jemi në emër të 15 kryetarëve dhe 300 mijë banorëve që preken nga ajo reformë. Si shpëtoi Konispoli, Delvina? Kjo është një reformë që...
Burimi:
javanews.al