‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Korçë për t’u takuar e qytetarët atje, lidhur me reformën administratovo-territoriale. Takimi ka nisur paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa për takimin janë thirrur vetëm administrata e bashkive të Qarkut Korçë, ku një prej këtyre bashkive, Maliqi pritet të shkrihet për t’u bashkuar me Korçën, gjë që ka hasur në kundërshtimin e qytetërve të Maliqit dhe këshilltarëve bashkiakë, të cilët e kanë kundërshtuar që në idenë e parë të këtij projekti. Po ashtu në takimin e kësaj të mërkurë, edhe pensionistët kanë tentuar të futen në ambientet ku zhvillohet, për t’i shprehur kryeministrit pakënaqësitë e tyre mbi të ardhurat që marrin me pensionin. Pavarësisht tentativave, ata nuk janë lejuar të futen nga organizatorët, ndërsa pensionistët shprehen se nuk ia...