Territorialja/ Rama: Bashkitë e vogla nuk i bëjnë dot të gjitha funksionet

Territorialja/ Rama: Bashkitë e vogla nuk i bëjnë dot të gjitha funksionet

EDI RAMA GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje mbi diskutimet e zhvilluara në takimin e së shtunës në Gjirokastër, ku në fokus ishte Reforma Territoriale dhe mundësia e bashkimit të disa bashkive në jug të vendit. Takimi u zhvillua pa praninë e mediave dhe, sipas Ramës, diskutimet u përqendruan te bashkimet e mundshme të Libohovës me Gjirokastrën, Memaliajt me Tepelenën dhe Këlcyrës me Përmetin. Sipas kryeministrit këto ndryshime synojnë fuqizimin ekonomik dhe social të komuniteteve, si dhe një organizim më racional të burimeve njerëzore në nivel vendor. Rama e ka lidhur gjithashtu këtë proces me përgatitjet për administrimin e fondeve që pritet të vijnë në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri ka theksuar se bashkimi i bashkive nuk do...