‘Territorialja’/ Qytetarët protestë para Kryesisë së Kuvendit, kundërshtojnë shkrirjen e bashkive

‘Territorialja’/ Qytetarët protestë para Kryesisë së Kuvendit, kundërshtojnë shkrirjen e bashkive

Qindra qytetarë nga bashkitë që kundërshtojnë reformën territoriale të propozuar nga PS  janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit. Protesta zhvillohet në ditën kur projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” është parashikuar të diskutohet në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Sipas axhendës së raportuar, mbledhja e komisionit është parashikuar në orën 11:00. Propozimet për hartën e re territoriale kanë shkaktuar kundërshtime në disa prej bashkive që preken nga ndryshimet. Mes tyre është Divjaka, për të cilën propozimi parashikon bashkimin me Bashkinë Lushnjë. Banorët e Divjakës kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme, duke kërkuar që njësia e tyre vendore të ruajë statusin e bashkisë më vete. Mes shqetësimeve të ngritura prej tyre janë largimi i shërbimeve nga qytetarët dhe...