“Territorialja”/ Prrenjasi shprehet kundër bashkimit me Librazhdin, banorët: Të respektohet vullneti i qytetarëve
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka nisur zyrtarisht turin e konsultimeve publike me qytetarët në kuadër të Reformës së re Administrative Territoriale, proces që parashikon zhvillimin e gjashtë dëgjesave publike në të gjithë territorin e bashkisë. Dëgjesa e parë u zhvillua në Njësinë Administrative Qukës, ku banorët shprehën një qëndrim të unifikuar kundër propozimit për bashkimin e mundshëm të Bashkisë Prrenjas me Bashkinë Librazhd. Gjatë diskutimeve, qytetarët paraqitën argumente të natyrës ekonomike, gjeografike dhe administrative, duke kundërshtuar një zgjerim të mëtejshëm territorial të njësisë së tyre vendore. Sipas banorëve, një bashkim i tillë do të sillte pasoja në ofrimin e shërbimeve publike, pasi distancat më të mëdha nga qendra administrative do ta vështirësonin aksesin e qytetarëve në institucionet vendore. Ata ngritën gjithashtu shqetësimin për rritjen e...
Burimi:
gijotina.com