‘Territorialja’/ Këshilli Bashkiak i Cërrikut abstenon për bashkimin me Elbasanin (VIDEO)
Këshilli Bashkiak i Cërrikut ELBASAN- Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka abstenuar me shumicë votash ndaj propozimit të Partisë Socialiste për Reformën Territorale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Cërrik dhe Bashkisë Belsh dhe bashkimin e tyre me Bashkinë e Elbasanit. Në votim, 13 këshilltarë abstenuan, 7 votuan kundër, ndërsa vetëm 2 këshilltarë votuan pro propozimit. Sipas këtij votimi, propozimi për bashkimin e Cërrikut me Elbasanin nuk mori mbështetjen e shumicës së Këshillit Bashkiak. Megjithatë, në përfundim nuk u dha një sqarim zyrtar nëse rezultati konsiderohet kundër apo pro draftit. View this post on Instagram Ndërkohë, disa ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi me shumicë votash propozimin që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me bashkitë Cërrik dhe Belsh. Drafti i depozituar nga Partia Socialiste...
Burimi:
zeri.ai