“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete

“Territorialja”/ Banorët e Patosit letër Kuvendit: Kërkojmë ruajtjen e bashkisë si njësi më vete

Banorët e Patosit janë shprehur kundër planit të Partisë Socialist për reformën territoriale, që parashikon bashkimin e kësaj bashkie, me atë të Fierit. Një përfaqësi e komunitetit mes tyre aktorë, politikanë e shkrimtarë, i janë drejtuar me një letër Kuvendit, duke i kërkuar informacion dhe analizë të plotë, para se ky plan të miratohet. Në letër thuhet se komuniteti kërkon që bashkia të rruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore. “Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos. Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe...